Ulja e dëgjimit
Llojet e humbjes së dëgjimit
- Veshi i jashtëm.
- Veshi i mesëm.
- Veshi i brendshëm
- Humbja e dëgjimit konduktive. Kjo lloj humbje dëgjimi defektet në veshin e jashtëm dhe të mesëm. Problemi është mekanik dhe nuk e lejon tingullin të përçohet në intesitetin e duhur.
- Humbja e dëgjimit sensoriale. Humbja e dëgjimit sensoriale i ka defektet në veshin e brendshëm dhe në nervat që bëjnë përçimin në tru.
- Humja e dëgjimit mikse. Dëmtimi i kombinuar.
- Infeksionet e nënës gjatë shtatzënisë, si rubeola(fruthi gjerman), cytomegalovirusi dhe virus i herpesit simpleks.
- Prematuriteti
- Pesha e ulët trupore e lindjes.
- Keqformime kroniofaciale
- Lëndime gjatë lindjes
- Përdorimi prej nënës gjatë shtatzanisë i toksinave duke përfshirë marrjen e drogërave, konsumim alkoli dhe duhani.
- Komplikime të rënda nga ikteri fiziologjik pas lindjes i cili është pasojë e mospërputhshmërisë së gjakut të nënës me gjakun e fëmijës.
- Nëna diabetike
- Asfiksia në momentin e lindjes (Qarja me vonesë)
- Sindroma Down
- Sindromi Usher
- Sindromi Treacher collin
- Sindromi crouzon
- Sindromi Alport
- Sindromi Waardenburg
- Lëndimet e kokës,
- traumat akustike,
- tumoret të veshit
- tumore të trurit
- Ekspozim i përsëritu ndaj zhurmës
- Ekspozim i menjëhershën ndaj një zurmë të fortë.
5 programet edukative
Ka shumë mënyra se si fëmijët që nuk dëgjojnë të mësojnë si të flasin. Shumë shtete kanë programet e tyre specifike që përfshijnë mjete e stategji të ndryshme. Disa programe përdorin mënyra komunikimi më shumë se të tjerët por kjo nuk do të thotë se ai program është më i mirë se të tjerët. Ja një përshkrimi shkurtër i secilit prej tyre:
Auditor-oral: përdor aparaturat ndihmëse të dëgjimit dhe implantin koklear për të përforcuar dëgjimin rezidual, gjithashtu përfshin gjestikulacionin dhe leximin e buzëve
Auditor-verbal: përdor aparaturat ndihmëse të dëgjimit dhe implantin koklear për të përforcuar dëgjimin rezidual, fokusohet tek dëgjimi dhe nuk përfshin leximin e buzëve
Bilingual-bikultural: kemi përdorimin e 2 gjuhëve : SL dhe gjuhës native të familjes. SL mësohet si gjuha primare e fëmijës dhe gjuha e nënës si gjuhë sekondare përmes leximit, shkrimit e të folurit.
Gjuha e ndihmuar: fokusohet në përdorimin e sinjaleve të dorës dhe leximit të buzëve
Komunikimi total: përdor kombinimin e gjuhës së shenjave, të folurin dhe përdorimin e teknologjisë për të përforcuar dëgjimin rezidual si implantet kokleare dhe pajisjet ndihmëse të dëgjimit. Në këtë lloj komunikimi mund të përdoren gjuha e shenjave, SL, sistemi i koduar i gjuhës, e folura, këndimi, leximi ibuzëve, dëgjimi, leximi, shkrimi. Gjestikulacioni etj.
Komunikimi me fëmijën tuaj nis sot…
Prindërit e fillojnë komunikimin me fëmijën e tyre që në orët e para të pSLindjes, pra shume kohë para se ai të fillojë të flasë .ky komunikim përfshin:
- Prekjen (mbajtja në krahë)
- Shikimin (mimikën dhe kontakti sy më sy)
- Gjestikulacioni dhe
- Zëri
Mënyra të tjera të komunikimit përfshijnë të qeshurën, përqafimin,dhe kontaktin viziv me të, që e siguron se cdo gjë është ashtu sic duhet.
Shumë fëmijë me humbje dëgjimi mund të dëgjojnë tinguj vetëm nëse personi është duke folur me zë shumë të lartë. Përpiqu të flasësh me fëmijën, qëndro para tij dhe foli me një zë normal si cdo fëmije. Shumë shpejt ai do të kuptojë se mimika dhe goja juaj po përpiqet të japë një mesazh, ndaj përpiquni ti flisni shpesh fëmijës tuaj