Trajtimet që ofrojmë

Logopedia.al është një klinikë e specializuar për vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës dhe komunikimit. Tek ne gjithashtu bëhet konsulenca me prindërit e fëmijëve për të qartësuar dhe ardhur në ndihmë  mbi mënyrën se si duhet të veprohet me fëmijën për një ecuri sa më të mirë në zhvillimin e përgjithshëm si dhe atë të gjuhës e komunikimit në veçanti.
2dc2dc
Vlerësim i përgjithshëm i zhvillimit dhe gjuhësor

Vlerësimin shumplanësh të të gjitha fushave të zhvillimit, gjuha dhe komunikimi, fusha motore, psikomotorika, aftësisë intelektuale, fushën psiko-emocionale si dhe atë sociale.

Trajtimi i vështirësisë në të nxënë dhe disleksisë

Pas evidentimit të vështirësisë në të nxënë bëhet kanalizimi i aftësive të të mësuarit, përmirësimi i aftësisë në të shkruar, përmirësim i aftësive të leximit duke përdorur teknika të caktuara si dhe mësim shtesë për përmirësimin mësimnxënies.

Trajtimi i çrregullimit të zërit

Me anë të ushtrimeve të zërit dhe të frymëmarrjes trajtohen trajtohen afonia, disfonia apo diplofonia si pasojë e shkaqeve të ndryshme që mund të jenë organike, neurologjike apo shpërdorim i zërit

Trajtimi i Afazisë

Pas vlerësimit të përgjithshëm gjuhësor dhe përcaktimit të llojit të afazisë bëhet trajtimi i të folurit me teknika dhe ushtrime të caktuara të të folurit. Trajtimi shoqërohet me ushtrime bukofaciale, të zërit, të frymëmarrjes, masazhim të regjonit oro-buko-facial sipas nevojës.

Trajtimi i Apraksisë

Pas vlerësimit të përgjithshëm gjuhësor dhe përcaktimit të nivelit të apraksisë bëhet trajtimi i të folurit me teknika dhe ushtrime të caktuara të të folurit. Bëhen ushtrime bukofaciale, të zërit të frymëmarrjes, masazhim të regjonit oro-buko-facial.

Trajtimi i belbëzimit

Pas përcaktimit të llojit të belbëzimit apo disfluencave të të folurit behet trajtimi me anë të sencave ku individi mëson se si të mbizotërojë situatat dhe të folurin e tij. Në rastet e fëmijëve behet konsulencë me pridërit dhe mësuesit për të menaxhuar situatat e ndryshme ku fëmija duhet të përballet me të folurin e tij.

Plan pune për të tretë

Në rastet kur fëmijët janë nga rrethet ose nuk mund të jenë të pranishëm çdo ditë për terapitë, ofrohet një plan pune i përpiluar në detaje që terapia të ndiqet nga specialistë të tjerë pranë shtëpisë së tyre.

Konsulencë me prindërit

Konsulenca me prindërit përfshin qartësimin dhe dhënien.përgjigje të pyetjeve e shqetësimeve që kanë për fëmijët e tyre. Në fund ata rekomandohen në specialistin e duhur për trajtimin e duhur sipas rastit.