Realizimi i të folurit
E folura
E folura është artikulimi dhe rrjedhshmëria e tingujve e cilësia e zërit të një individi. E folura është një proçes ku komunikimi bëhet me anë të fjalëve e është veçori vetëm e qënieve njerëzore dhe gjithashtu një tregues i një qënie komplekse me inteligjencë të lartë si njeriu. Ky proçes kërkon një detyrë shumë avancuar motore dhe përfshin shumë muskuj orofaciale, laringeal, faringeale dhe respiratorë. Veprimi i shpejtë dhe i saktë në kohë i këtyre muskujve është thelbësore për prodhimin e fjalës.
Bazat e prodhimit të zërit
Baza për prodhimin e një zëri dhe të foluri efektiv është koordinimi i tre faktorëve:
- Frymëmarrja
- Fonacioni
- Rezonanca
Ekspirimi i ajërit nga mushkëritë ushqen proçesin e prodhimit të zërit. Kjo rrymë ajëri bën që kordat vokale në larings të vibrojnë dhe të prodhojnë zërin bazë, ky proçes quhet fonacion. Për shkak se tingulli bazë i prodhuar është tepër i dobët për tu dëgjuar, ai modifikohet e transformohet në zërin e njeriut që ne dëgjojmë kur kalon në kavitetet faringeal, oral dhe nasal. Ky transfomim quhet rezonancë. Prodhimi i një zëri efektiv dhe natyral varet se sa mirë i balancojmë këto tre komponentë themelorë, frymëmarrjen, fonacionin dhe rezonancën.
Frymëmarrja
Qëllimi ynë për të prodhuar zë prej pjesëve përgjegjëze të trupit merr sinjalet nga sistemin nervor qëndror. Sinjali i parë prej trurit vjen për inspirimin në të cilin mushkëritë mbushen me ajër në sasinë e nevojshme për të prodhuar zërin. Fryma e marrë përmes hundës ose gojes kalon poshtë në trake dhe thithet në mushkëri. Që ajëri të thithet në mushkëri kafazit të kraharorit i duhet të zgjerohet dhe diafragma në formë kubeje e cila përbën bazën e gjoksit sheshohet poshtë. Kur bëjmë një inspirim të thellë zgjerimin më të madh e ndjejmë në zonën e brinjëve të lira. Kur arrihet pika kulminante pra mbushja e mushkërive me ajër ndodh proçesi i kundërt, ekspirimi. Ajëri del jashtë nga e njëjta rrugë dhe në larings ndeshet me kordat vokale.
Fanzcioni
Kur ne kryejmë frymënxjerrja pa folur, kordat vokale janë të hapura të cilat e lejojnë ajërin të dalë jashtë lehtësisht jashtë. Kur ne duam të flasim nga truri nisen impulse të cilat veprojnë mbi kordat vokale dhe i mbyllin ato. Në këtë rast ajëri vjen me më shumë trysni prej mushkërive duke mposhtur mbylljen e kordave vokale dhe ky proçes bën që këto të fundit të vibrojnë dhe të lëshojnë tingull. Gjatë vibrimit kordat vokale të një femre vibrojnë rreth 200-220 herë në sekondë dhe ato të një mashkulli vibrojnë rreth 100-120 herë në sekondë. Kjo dridhje e shpejtë tingullin që njihet si zëri bazë i individit. Kordat vokale janë burimi i zërit të njeriut. Laringu është vendosur në krye të rakesë dhe pas kockës hyoide. Kordat vokale gjenden në larings dhe janë rreth 20mm të gjata. Kordat janë struktura komplekse të përbëra nga nga katër shtresa. Shtresa e jashtme është mukoza e membranës (epiteli). Fill nën epitel membrana është e butë, e lakueshme dhe e mbushur me lëng. Kjo shtresë është e njohur si hapësira e Reinke-së. Dy shtresat e para janë të njohura si “mbulesa” e kordës vokale. Kjo mbulesë duhet të mbhet gjithmonë e lagur në mënyrë që të lëvizë lirshëm mbi shtresat e tjera të thella. Nëse kjo mbulesë thahet apo bëhet e ngurtë zëri do të dalë i ngjirur. Poshtë mbulesës gjenden gjendet ligamenti vokal. Ky ligament është i përbërë nga një ind tepër elastik i cili i lejon kordës vokale të ndryshojë formë lehtësisht kur shtresa më e thellë dhe më pak elastike, muskuli, tendoset. Toni i zërit varion se në cilën mënyrë përdoret korda vokale dhe pjesa tjetër e mekanizmit vokal.
Aspektet e tjera që mund të ndryshojnë janë:
- Intonacioni
- Fortësia e zërit
- Cilësia
Intonacioni i referohet lartësisë së tingullit. Kjo përcaktohet nga shpejtësia e vibrimit të kordave vokale, trashësia dhe gjatësia e saj. Sa më i hollë tingulli aq më shpejt dridhen kordat vokale. Sa më e gjatë dhe me skaje të holla aq më i hollë është tingulli. Nga ana tjetër nëse korda vokale është e shkurtë dhe më skale të trasha e vibrimi i saj është i ngadalët zëri do të dalë i trashë. Gjatë të folurit ne përdorim lloje të ndrysme lartësie të zërit sipas kuptimit dhe ngjyrimit emocional dhe kjo gjë njihet si intonacion.
Fortësi e zërit ka të bëjë me tingullin nëse ësht i butë ose i fortë. Kjo gjë i referohet presionit të rrymës së ajërit që vjen nga mushkëria dhe tensionit që ushtron muskuli i kordës vokale. Sa më shumy trysni të ushtrohet nga mushkëritë dhe sa më i tendosur të jetë muskuli në kordën vokale aq më i fortë dotë jetë tingulli. Nga ana tjetër sa më i ulët të jetë presioni në mushkëri dhe muskuli i kordës vokale të jetë i relaksuar zëri do të jetë i butë. Gjatë të folurit përdorim fortësi të ndryshme të zërit për të shprehur kuptimin dhe emocionet e frazës që themi. Për të theksuar rëndësinë e një fjale ne e ngrejmë zërin kur e artikulojmë atë.
Cilësia i referohet qartësisë së zërit. Kjo i referohet shumë faktorëve kompleks duke përfshirë relaksimin e muskujve të laringut, lagështirën e mbulesës së kordës vokale, cilësia e vibrimit të tyre dhe aftësia e kordave për tu koodinuar me njëra-tjetrën gjatë vibimit. Nëse muskujt e laringut janë të tensionuar, mbulesa e kordës vokale është e thatë, vibrimi është i parregullt dhe kordat nuk mbyllen të dyja njëkohësisht, zëri do të tingëllojë i ashpër, i tensionuar dhe do të përziet me tingullin e ajërit qe rrjedh nga mosmyllja e plotë e kordave.
Rezonanca
Valët e zërit të formuara nga kordat vokale në larings janë shumë të dobëta që të dëgjohen si zë kështu që si ton bazik që janë kanë nevojë të përforcohen ose të rezonohen, kështu që ato udhëtojnë në hapësirat edhe kavitetet e fytit, gojës dhe hundës. Forma, madhësia dhe tensioni i muskujve të këtyre hapësirave do të përcaktoi zërin e dëgjueshëm të individit. Fakti që individë të ndryshëm kanë morfologji të ndryshme të hundës, gojës, fytit, etj., toni i zërit modifikohet ndryshe kështu që dhe timbri i zërit përfundimtar është unik. Proçesi i rezonancës në zërin e njeriut është i ngjashëm me proçesin e rezonancës së veglave muzikore si trumbeta. Me anë të kontrollit të mukujve në kavitetet rezonatore individët mund të kontrollojnë zërin e tyre në gjatësi, lartësi dhe fortësi.
Faktorët e tjerë fizikë që ndikojnë tek zëri
Ndërsa frymëmarrja, fonacioni dhe rezonanca janë “tullat” e ndërtimit të zërit, efiçensa e tingullit varet gjithashtu edhe nga faktorë si:
- Postura e trupit
- Relaksimi i muskuve të trupit dhe laringut
Për shkak se organet e prodhimit të zërit janë të lidhura me pjesët e tjera të muskujve të trupit dhe sistemin skeletik, lëvizja apo tensioni i trupit ndikojnë në zë. Tensioni i tepërt i muskujve të laringut çon në njgirje të zërit.
Artikulimi i tingujve
Zëri i gjeneruar në kordat vokale merr formë në kavitetet e mëspërme. Tingujt artikulohen në kavitetin oral duke u rezonuar aty ose/dhe në kavitetin nasal. Për artikulimin marrin pjesë buzët, gjuha, nofulla e poshtme në mënyrë aktive duke u pozicionuar sipas llojit të tingullit që do të artikulohet. Gjithashtu në mënyrë aktive merr pjesë edhe uvula apo i quajtur ndryshe proçesi velo-palatin. Kjo e fundit ngrihet dhe ulet për të bërë kanalizimin ose pengimin e rrymave të ajërit drejt hapësirës së brendëshme të hundës për rezonim sipas llojit të tingullit.