Paketa “1001 Pse?”
17 Korrik, 2020Paketa “Ma-ma”
17 Korrik, 2020Paketa “Unë flas bukur”
€25,00
Paketa “Unë flas bukur”fokusohet tek fëmijët në grupmoshën 4-6 vjeç. Kjo paketë i vjen në ndihmë nënave dhe baballarëve fëmijët e të cilëve kanë thënë tashmë kanë formuar komunikimin verbal por që ende gjenden mes sfidave për të folurin. Në fillimin e kësaj moshe duhet të eleminohen gabimet e artikulimit dhe e folura bebe si dhe të jenë konsoliduar fjalitë pyetëse.
.Në brendësi të saj do të gjeni informacine dhe këshilla mbi mënyrën se si rritet dhe funksionon fëmija juaj në moshën përkatëse. Ju do të jeni më të qartë për:
- Të kuptuar sjelljet dhe gjuhën e fëmijës tuaj.
- Menyrën se si duhet të silleni me fëmijën tuaj pa prekur karakterin e tij.
- Si të ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë si funksionon bota rreth tij, të bashkëveprojë me të dhe të shkëmbejë informacion me të.
- Të njohur aftësinë e fëmijës për të kuptuar dhe shprehur gjuhën
- Ankthin që përjeton fëmija juaj nga prania e gabimeve të artikulimit dhe si duhet të silleni përballë kësaj.
- Çfarë do të thotë belbëzim në këtë moshë dhe cilët janë shkaqet.
- Pse e folura bebe mund të vadojë
- Kur është gati fëmija juaj të mësojë shkronjat e të hodhet në klasën e parë.
Paketa “Unë flas bukur”përmban tërësinë e informacionit të nevojshëm që duhet të dijë një prind mbi zhvillimin normal të fëmijëve dhe kur janë sinjalet e alarmit që ka nevojë për konsulencë të specializuar.
Në paketën “Unë flas bukur” ju do të gjeni mënyrën se si mund të ndihmoni dhe nxisni fëmijën tuaj që të zhvillohet dhe të mësojë aftësi të ndryshme. Mbi të gjitha kjo paketë synon konulidimin e të folurit dhe mënjanimin e të foluriit bebe si dhe belbëzimit në këtë moshëqë të mos hasë problem në mësimin e shkrimit dhe leximit në fund të kësaj periudhe. Në këtë moshë duhet të rritet shumë cilësia e të folurit me qëllim që të nxitet abstragsioni I të folurit. Përshkrimi dhe tregimi duhet të mbizotërojë në këtë fazë. Por si duhet të nxiten këto aftësi?Kjo paketë përmban rubrikën “mëso fëmijën tënd”:
- Të eleminojë të folurën bebe
- Të mos belbëzojë.
- Të mos përjetojë ankthin e ndryshimeve
- Të përdorë narracionin.
- Të luaj në bashkëpunim
- Të fitojë aftësitë në të nxënë
- Të fitojë aftësi sociale.
- Të mënjanojë ankthin e ndryshimeve.
Paketa arrin qëllimin e saj me përvetësimin e të folurit kompleks dhe përgatitjen e terrenit për të mësuar shkrimin dhe leximin në fund të kësaj periudhe.
Produkte të afërt
-
Paketa “1001 Pse?”
€25,00 -
Paketa “Ma-ma”
€25,00 -
Paketa “Dua”
€25,00