Çfarë është Logopedia?
Logopedia është shkenca e cila merret me studimin, evidentimin, diagnostikimin, vlerësimin si dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës dhe komunikimit me të cilat nënkuptohen të gjitha ato proçese dhe funksione që lidhen me prodhimin e gjuhës e të kuptuarin e saj nga njerëzit.” Këtu përfshihen të gjitha format e komunikimit verbal dhe jo verbal. Logopedia i studion çrregullimet e të gjuhës dhe komunikimit sipas prejardhjes së tyre.
Logopedisti është një specialist që studion, diagnostikon, trajton dhe ndihmon çdo individ që paraqet çrregullime të gjuhës dhe komunikimit në nivelin ekspresiv, perceptiv, probleme të zërit, rrjedhshmërisë, etj
Logopedisti punon me një gamë të gjërë çrregullimesh të gjuhës dhe komunikimit, si:
Natyra e punës së Logopedistit
Logopedisti mund të punojë shpesh në një grup profesionistësh, pra mund të jetë pjesë e një ekipi multidisiplinar që mund të përfshijë mjek, audiolog, psikolog, fizioterapist, psikomotricien, mësues special, punojës social, etj.
- Vlerësimin e gjuhës, të folurës, aftësisë konjitive të komunikimit, çrregullimet e gëlltitjes, etj. Logopedisti përdor një sërë metodash dhe testesh cilësore apo sasiore të standartizuara për të vlerësuar shkallën, natyrën dhe arsyen e çrregullimit të gjuhës dhe komunikimit si dhe faktorët bashkëshoqërues të çrregullimit.
- Trajton çrregullimet e gjuhës, të folurës, aftësisë konjitive të komunikimit, gëlltitjes, etj., duke nisur që nga fëmijëria e hershme deri tek të moshuarit duke përdorur plane pune nga ato afatshkurtër e deri tek ato afatgjatë duke iu përshtatur nevojave e aftësive të secilit individ.
- Shërbimet klinike mund të ofrohen individuale ose në grup në varësi të vendit të punës ose diagnozës apo nevojave të pacientit.
Vendet ku mund të punojë Logopedisti
Logopedisti e ofron ndihmën e tij për kategori të ndryshme pacietësh. Më kryesoret prej tyre janë:
- Foshnje me vështirësi të gëlltitjes dhe të ushqyeries
- Fëmijë të vegjël me vonesë të gjuhës
- Fëmijë të moshës parashkollore me çrregullime fonologjike dhe të artikulimit, çrregullime apo vonesa gjuhësore, vonesa të zhvillimit të aftësive të lojës, vonesë të aftësive pragmatike të gjuhës, etj.
- Fëmijët me autizëm apo sindroma të tjera
- Fëmijët me vështirësi të përpunimit të gjuhës dhe fëmijë me vështirësi për të mësuar gjuhën bazë.
- Fëmijët me vështirësi në të nxënë
- Individët me belbëzim
- Individët me çrregullime të zërit
- Individët me ulje dëgjimi
- Individët që pësojnë insulte cerebrale, trauma të kokës apo probleme të tjera të sistemit nervor qendror dhe atij periferik që afektojnë gjuhën dhe komunikimin si dhe aftësitë konjitive të komunikimit.
Kategoria e pacientëve të cilëve u shërben logopedisti
Ndihma e logopedistit nevojitet në shumë instuticione me natyrë të ndryshme:
- Shkolla publike dhe private.
- Spitale
- Qendra rehabilitimi
- Kolegje dhe universitete
- Zyra apo klinika private
- Në departamentet shtetit ku hartohen politikat shëndetësore
- Në agjensitë e kujdesit shëndetësor të ofruar në shtëpi
- Qëndrat e kujdesit për të moshuar
- Qëndrat për Aftësinë Ndryshe
- Qëndrat kërkimore