Disleksia, karakteristikat dhe trajtimi
5 Dhjetor, 2020Prova
31 Janar, 2021Nga Gjergji Doka
Gjuha është pjesë e rëndësishme e komunikimit të njeriut. Ajo është instrumenti me të cilin njeriu fiton idetë, formulon mendimet, ndjenjat, besimet etj. Me anë të gjuhës realizojmë komunikimin, ndërtojmë lidhjen me individë të ndryshëm, transmetojmë mesazhet, ndjenjat, dhe mendimet tona.
Kur fillon komunikimi?
Për shumë vjet ekspertë me famë ishin të mendimit se të porsalindurit nuk dëgjojnë e si pasojë nuk i përgjigjen fjalëve apo timbrit të zërit te nënës. Faktet tregonin të kundërtën. Bebet dëgjojnë që në barkun e nënës. Më vonë u vërtetua se shqisa e dëgjimit është e zhvilluar që në muajt e parë të shtatzënisë. Komunikimi fillon që në jetën intrauterine. Nënat duhet vazhdimisht ti flasin bebit të tyre gjatë shtatzënisë sepse në këtë mënyrë i ofron atij siguri dhe i krijon afeksionin e parë. Me ardhjen në jetë bebet kanë të nevojshme të dëgjojnë zërin e nënës. Me anë të zërit ata ndjejnë praninë e saj dhe ndihen te sigurt e të mbrojtur. Kjo domosdoshmëri vjen pasi ata nuk e kanë të mirëzhvilluar shqisën e të shikuarit.
Me ardhjen në jetë bebet qajnë. Kjo është forma e parë e komunikimit që ata kryejnë me anë të zërit të tyre. Stadet zhvillimi normal të gjuhës dhe komunikimit. Fusha gjuhësore zhvillohet me kalimin e muajve ashtu si dhe fushat e tjera të zhvillimit. Në periudhën lindje – 4 muaj foshnja qesh kur dëgjon zërin e nënës apo të kujdestarit të tij. Në këtë fazë fillojnë belbëzimet , imitimet dhe vokalizimet e para. Ai eksperimenton shumë me zërin e tij. Bebi kthen kokën nga drejtimi i tingujve rreth moshës 4 muajsh. Në moshën 4 muaj – 8 muaj foshnja kthen kokën kur e thërret në emër dhe përgjigjet me anë të të qeshurës dhe vokalizimeve. Në këtë stad tregon emocionet duke ndryshuar intonacionin dhe tonin e zërit. Diku pranë muajit të tetë dalin rrokjet e para. Ato janë “ba” dhe “ma”.
Këto rrokje janë të njëjta në të gjithë vendet e botës pasi janë më të thjeshta për tu artikuluar nga aparati i të folurit në këtë stad zhvillimi. Në moshën 8 muaj – 12 muaj bebet bëjnë një hap gjigand. Ata thonë fjalën e parë. Fjala e parë për ta është bashkimi i rrokjeve “ba-ba” dhe “ma-ma”. Stadet e zhvillimit kanë gjithnjë të njëjtin rend por nuk janë gjithmonë strikte për periudhat kohore. Ato mund të lëvizin me një apo dy muaj. Gjithsesi viti i parë i jetës është periudhë shumë e rëndësishme për sa i përket gjuhës, pasi vonesa e rrokjeve dhe fjalës së parë sinjalizojnë çrregullimet e të folurit dhe vonesën gjuhësore.
Prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë fazë të jetës së fëmijës së tyre dhe ta nxisin atë të vokalizojë e të flasë. Shumë njerëz i ka munduar pyetja nëse gjuha është e lindur apo e fituar. Aftësia e për të folur është e lindur, ndërsa gjuha është e mësuar dhe si e tillë ka gjithmonë nevojë për stimul. Një këshillë për nënat: – Foli gjithmonë bebes gjatë shtatzënisë, që në momentin kur ai fillon të lëvizë brenda barkut tuaj. Thirreni dhe nxiteni për të folur fëmijën tuaj pasi ka lindur edhe pse ai nuk mund të thotë fjalë sepse vetëm kështu fëmia juaj do të zhvillojë një të folur të shëndetshëm.