Bullizmi dhe autizmi
5 Dhjetor, 2020Gjuha dhe komunikimi
5 Dhjetor, 2020Msc. Gjergji Doka
Disleksia është pjesë e çrregullimeve të të nxënit. Ajo përkufizohet si një çrregullim që manifestohet nga vështirësitë e problemet e leximit por edhe të shkrimit që hasen kur fëmijët arrijnë moshën shkollore pavarsisht mësimit konvencional, inteligjences personale të individit apo mundësive socio-kulturore. E konsideruar si një ndër patologjitë që shfaq vështirësi në lexim dhe mungesë përqendrimit, pavarësisht përhapjes së saj, disleksia njihet shumë pak në Shqipëri. Personat me disleksi hasin vështirësi të shumta në lexim, shkrim ndonjëherë edhe në llogaritjet matematikore. Sot ekzistojnë disa teori dhe janë bërë studime mbi shkaqet e disleksisë. Një fëmijë mund të diagnostikohet me disleksi edhe para moshës shkollore duke vëzguar me kujdes disa cilësi të tij si memorizimi, njohjen e të majtës dhe të djathtës, kohën kur ka folur fjalën e parë etj. Sot gjithashtu janë zvilluar edhe disa teknika trajtimi ku përfshihen trajtimi medikamentoz ndihmës, mjetet ndihmëse për lexim dhe edukim shtesë.
Karakteristikat
Nxënësit me disleksi mund të shfaqin njërën ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme:
- Paaftësia për të mësuar dhe për të mbajtur mend fjalët vetëm duke i shikuar
- Vështirësi në dekodim
- Vështirësi në drejtshkrim
- Mungesë/paaftësi në organizimin e materialeve
- Vështirësi në gjetjen e fjalës së duhur kur duan të komunikojnë me shkrim dhe me gojë
- Nuk ka kënaqësi kur lexon në mënyrë të pavarur
- Vështirësi kur shkruan në diktim
- Ndryshim/kthim të shkronjave dhe fjalëve (shkruan ‘b’ ‘d’ ose me kokë poshtë)
- Vështirësi në grumbullimin dhe në gjetjen e fjalëve të shkruara
- Memorje të dobët vizuale për simbolet e gjuhës
- Lëvizje/mospërqëndrim të lëvizjeve të syve kur lexojnë
- Vështirësi në procesin e dëgjimit
- Vështirësi për të zbatuar atë çfarë kanë lexuar në situata të ndryshme mësimore ose sociale
- Shkrim dore i paqartë/i palexueshëm
- Ngatërrojnë zanoret ose zëvëndësojnë një bashkëtingëllore me një tjetër
- Aftësi motorike jo adekuate të muskujve të vegjël
Këndvështrimi mjekësor i crregullimit
Disleksia është pjesë e çrregullimeve dhe vështirësive të të nxënit bashkë me diskalkulinë e dispraksinë por modeli mjekësor e shikon çrregullimin e personit si problem të tij të shkatuar nga lezione, trauma apo sëmundje të cilat kërkojnë kujdes mjekësor nga profesionistët e shëndetit. Personat me disleksi sipas këtij modeli nuk janë të njëjtë. Efektet kryesore të modelit mjekësor janë më të dukshme në kadegorinë e njerëzve me nevoja të veçanta. Personat janë radhitur sipas mundësive dhe pamundësive që ata kanë, edhe pse nga ana mjekësore mund të kenë më shumë se një dëmtim apo sëmundje. Nga ana tjetër nëse këta individë diagnostikohen dhe trajtohen mund te ndihmohen për kapërcimin e vështirësive që at kanë.
Shkaqet e disleksisë në nivel gjenetik dhe trashigimnia
Kërkimet e fundit për disleksinë kanë dale në përfundime për shfaqen e problemeve të fjalëve dhe leximit në më shumë se një person në familje. Një djalë që ka babain të prekur nga disleksia ka 40% mundësi që të jetë edhe ai disleksik, ndërsa nëse nëna e tij është me disleksi rreziku shkon në 35%. Për vajzat është konstatuar se pavarsisht se cili prind është me disleksi rreziku për të zhvilluar disleksi është 17%-18%. Rrisku për disleksi tek fëmijët që kane një prind me probleme leximi është 8 herë më i lartë se sa tek fëmijët që nuk e kanë. Probabiliteti që një fëmijë të shfaqë çrregullime të leximit rritet ndjeshëm në rastet kur pindërit kanë shfaqur vështirësi të ngjashme. Për sa i përket binjakëve monozigotë përputhja e për problemet e leximit arrin 70% kurse tek binjakët bizigotë shkon deri në 43%. Studiuesit thonë gjithashtu që jo të gjitha ata që kanë gjenet përgjegjës për disleksinë mund të jenë me disleksi. Siç dihet mjedisi luan një rol të madh në zhvillimin e njeriut. Shkencëtarët kanë gjetur gjenet përkatëse me anën e analizës lidhëse. Kromozomet që kanë lidhje me disleksinë janë kromozomet 1, 2, 3, 6, 13, 15 dhe 18 Këto kromozome janë përgjegjëse për leximin, aftësitë onologjike, shkrimin, kujtesën afatshkurtër verbale dhe emërtimin e shpejtë të automatizuar.
Defiçitet fonologjike, një tjetër shkak për disleksinë
Kjo teori fokusohet në mënyrën se si truri kodon ose paraqet atributet e folurit në fjalë. Atësitë gjuhësorë dhe fonologjike tek një fëmijë duhet të zhvillohen mirë rreth moshës 5 vjeçare sepse në të kundërt ai do të shfaqë vështirësi në lexim dhe në aftësinë për të formuar fjalë të reja. Fëmijët që janë në gjendje për ti manipuluar tingujt në fjalë janë lexues më të aftë dhe bëjnë progres më të madh në të lexuarën e tyre se sa fëmijët që nuk kanë aftësi të mirëa fonologjike rreth kësaj moshe. Ndërsa i foluri është i natyrshëm, leximi është i mësuar dhe i fituar. Që të mësojnë të lexojnë individët duhet të kuptojnë që shkronjat përfaqësojnë tingujt e gjuhës së folur dhe mund të segmëntohen në rrokje e rrokjet në fjalë. Problemet me aftësinë e mësipërme mund të shkaktojnë probleme me kujtesën afatshkurtër, prësëritjen me mendje (pa zë), emërtimet mbase edhe me të mësuarin me zë. Pra personat me disleksi kanë probleme fonologjike qe konsitojnë me kodimin e shkronjave në tinguj dhe me kujtesën afat-shkurtër që pa dyshim ndikojnë në performancën e leximit. Ekziston mundësia që këto aftësi të përmirësohen.
Problemet e cerebelumit qëlidhen me disleksinë
Gjatë dekadës së fundit një prej hipotezave kryesore për shpjegimin e disleksisë është dhe ajo që fokusohet në funksionet e trurit të vogël. Dëmtimet në performancën e truri të vogël ndikojnë në proçesin e automatizimit që është jetik për përfitimin e aftësive të reja. Është vënë re se me marrjen e medikamenteve me efekt stabilizues cerebelar-vestibular është përmirësuar performanca e leximit tek fëmijët me disleksi. Shkaqet e disleksisë që vijnë nga truri i vogël mund të jenë me ndikim të drejtpërdrejt dhe të tërthortë. Një dëmtim i lehtë i cerebelumit tek një fëmijë infantil shkakton probleme me kontrollin e muskujve. Ndërsa ai rritet do të ketë probleme me artikulimin dhe në fazën paragjuhësore dhe atë të hershme gjuhësore do të belbëzojë. E folura e tij e rrjedhshme do të vijë pak më vonë se sa fëmijët me zhvillim tipik normal. Ky është një ndikim direkt i problemeve të trurit të vogël në shkaktimin e disleksisë. Gjithashtu kjo situatë mund të përmbajë dhe ndikime indirekte pasi me rritjen e vetëdijes tsë fëmijës do të kemi dhe probleme fonologjike. Përveç kësaj, shkrimi i një fëmije disleksik mund të jetë i lidhur gjithashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë me hipotezën e dëmtinmeve cerebelare për shkak të mos koordinimit të saktë të grupmuskujve të dorës.
Problemet magnocelulare
Sistemi magnocelular është pjesë e sistemit nervor përgjegjës për të shikuarin. Ganglionet magnocelulare bëjnë transmetimin e impulseve nga sytë drejt trurit. Tek disa persona me disleksi është vënë re se fjalët e shkruara në tekst gjatë leximit bëhen të pa qëndrueshme dhe lëvizin. Këto siptoma janë shkaktuar për shkak të problemeve në sistemin vizual magnocelular. Përfshirja e funksioneve cerebelare në hipotezën magnocelulare lidhur me faktin se disa disleksikë shfaqin pobleme me vonesën ose harresën e emërtimeve dhe se truri i vogël në vetvete përmban qeliza magocelulare.
Aspektet e mbindjeshmërisë së ngjyrave – stresi vizual
Stresi vizual apo sndromi Maeres-Irlen është një koncept i ri në historimë e disleksisë. Individët që përjetojnë probleme me stresin vizual zakonisht ankohen për dhimbje apo lodhje të syve, dhimbje koke dhe parehati pas leximit për pak kohë, ndjeshmëri të tepruar ndaj dritës mbi tekst e cila të jep idenë e lëvizjes së tekstit. Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i plastikave transparente me ngjyrë të lehtë mbi tekst mund të jetë e dobshme për personat që përjetojnë stresin vizual (Ëilkins dhe Sihra, 2000; Faëcett, 2002;, Singleton dhe Henderson, 2007).
Diagnoza
Nuk ka një model të vetëm dhe statikë që tregon nëse kemi të bëjmë më disleksi apo jo. Ajo ndikon në fusha të ndryshme dhe personat me disleksi kanë profile simptomash të veçnata. Për të testuar disleksinë merren në konsideratë një grup i gjërë simptomash dhe më pas flitet për vënien e diagnozës. Për të diagnostikuar disleksinë duhet një që specialist të jetë me kualifikimin dhe eksperiencën e duhur. Simptomat që vihen re në personat me disleksi janë:
Evidentimi i disleksinë, simptomat sipas grupmoshave.
Fëmijët parashkollorë ose në kopësht.
- Vonesë e gjuhës dhe komunikimit
- Ngatërrim i rrokjeve gjatë artikulimit të fjalëve të gjata
- Shtrembërim i thënieve apo shprehjeve
- Vendosje me vonesë e dominancës cerebrale.
- Konfuz mbi të majtën apo të djathtën.
- Vështirësi për të lidhur këpucët
- Kanë vështirësi për të memorizuar adresat, numrat e telefonit apo alfabetin.
- Nuk mund të krijojnë fjalë me rimë.
- Ka në vështirësi në identifikimin e shkronjës së parë të një fjale.
Fëmijët në shkollën fillore.
- Lexim i dobët
- Leximi është i ngadalët
- Leximi është euforik, i ndryshueshëm dhe plot gabime.
- Mundohet ttë gjej fjalen duke u bazuar tek një pjesë e saj, forma apo kuptimi i fjalisë.
- Lexon drejtnjë fjalë në një faqe, një një tjetër jo.
- Anashkalon ose harron të lexojë pjesëzat e fjalëve si: e, të, për, ose, për, etj.
- Injorojnë prapashtesat e fjalëve.
- Drejtshkrim i dobët (mund të mësojnë për provim dhe I harrojnë dy javë më vonë).
- Problem me shkrimin.
- Organizim i dobët i shkrimit.
- Përpunim i dobët i ideve.
- Gabime të shenjave të pikësimit.
- Gabime të shkronjave kapitale
- Disgrafi (shkrim dore shumë i keq)
- Vështirësi në disa aspekte të matematikës.
- Vështirësi për të memorizuar tabelën e shumëzimit.
- Vështirësi me veprimet disa hapëshe matematikore.
- Vështirësi për sekuencat
- Vështirësi për të thënë muajt e vitit me rradhë.
- Vështirësi për koncëptet “para” dhe “pas”.
Anamneza familjare është gjithashtu një pjesë e rëndësishme në diagnostikimin e disleksisë. Ajo është gjenetike dhe disleksikët shpesh kanë një të afërm inga ana e nënës apo babait që mund të ketë pasur probleme të të mësuarit. Shpesh këto probleme kanë qenë të lehta dhe të pa evidentuara.
Kur duhet të diagnostikohet një fëmijë?
Asnjëherë një person me disleksi nuk i ka të gjitha elementët apo shenjat paralajmëruese dhe disleksia e tij mund të jetë e thellë. Nëse një person ka disa nga këto shenja paralajmëruese dhe është duke luftuar me veten për aftësitë e tij të leximit duhet të testohet sa më shpejt. Kjo duhet bëhet veçanërisht nëse në historinë e tij familjare ka një person që ka manifestuar probleme të të nxenit dhe leximit. Diagnoza është mirë të vihet që në moshën parashkollore që dhe trajtimi të jetë më i efektshëm e pasojat e disleksisë të jenë sa më të padukshme.
Trajtimi
Trajtimet për disleksinë zakonisht fokusohen në atë që quhet “aftësi fonologjike”. Qëllimi themelor është që lexuesin të bëjë lidhjen e midis shkronjave e tingullit dhe leximit e drejtshkrimit. Është pranuar që personat me disleksi kërkojnë një praktikë të konsiderueshme për të masterizuar aftësinë e leximit. Ndërsa fëmijët tipik kërkojnë rreth 30-60 orë trajnim për të mësuar të lexuarin, ata me disleksi kërkojnë rreth 80-100 ose më shumë orë trajnimi plus që duhet të jenë dhe optimist për arritjen e rezultateve.
Teoria vizuale për trajtimin
Një tjetër mënyrë për trajtimin e disleksisë është përmes sistemit vizual. Teoria vizuale për disleksinë sugjeron se ka një problem me mënyrën e përpunimit të informacionit vizual që kalon në tru dhe përdoret për të ndihmuar proçesin e leximit. Lloje e terapisë që janë në dispozicion janë të shumta por më i zakonshëm është përdorimi i lenteve të ngjyrosura. Këto lente shërbejnë për të rregulluar llojet e ndryshme të dritës të cilat hyjnë në sy. Sipas teorisë drita me ngjyra të caktuara lejon sistemin të funksionojë më mirë. Sigurisht që dhe ky model trajtimi është shoqëruar me polemika pasi ka disleksikë të cilëve nuk u funksionon kjo metodë. Kjo gjë lidhet nguhtë me prejardhjen e ndryshme të disleksisë.
Mjete ndihmëse për disleksikët
- Përdorimi ishkrimit me ngjyra ose letrave me ngjyra (shkrimi i zi mbi letrën e bardhë është i vështirë për tu lexuar nga disleksikët)
- Të mos përdoret shkrimi me shkronjat kapitale.
- Përdorimi i një gjuhe të thjeshtë nnë tekst.
- Përdoimi i fonteve të shkrimit të qarta.
- Përdorimi i figurave apo grafikëve me ngjyra në tekst për të ndihmunar disleksikët ne lexim.
- Të bëhet e mundur që materiali të jetë në disa forma si tekst, audio dhe vizual.
- Objekte për te shoqëruar lximin.
- Markues për të ngjyrosur rreshtat në tekst.
- karta apo vizore për të mbajtur rreshtin.
- Ekrane me ngjyrë për kompjuterat.
- Ikona të mëdha në ekranet e kompjuterave, etj.
Trajtimi medikamentoz
Trajtimi i disleksisë kryesisht konsiston në fushën e edukimit dhe terapisë korigjuese bashkë me mbështetjen psikologjike. Por përveç trajtimeve të tilla përmirësuese të arsimit, ekzistojnë qasjet mjekësore që përfshijnë përdorimin e ilaçeve anti-ankthi dhe anti-emocion. Këto barna përfshijnë:
- Cyclizine [Marezine]
- Meclizine [Antivert]
- Dimenhydrinate [Dramamine]
- Methylphenidate [Ritalin]
- Piracetam
Medikamentet e mësipërme jepen vetëm nga mjeku përkatës dhe doza përllogaritet prej tij. Këto medikamente nuk kurojnë disleksinë por ndihmojnë terapite ne bazen biologjike.
Konkluzione
Mendohet se 6-17 për qind e popullatës preket nga disleksia duke filluar nga stadet më të lehta deri tek ato më të rënduarat. Asnjë etni, komunitet, shtresë shoqërore apo ekonomike nuk ka imunitet ndaj këtij çrregullimi, kryesisht me bazë neurologjike. Shkaqet e disleksië janë të ndryshme dhe mund të kombinohen me njëri-tjetrin. Mjedisi e personat luan një rol të rëndësishëm në performancën e leximit të një personi mekëtë çrregullim. Persont me disleksinë janë konsideruar gjithmonë si nxënës të dobët në shkollë dhe “negativë” që nuk e duan arsimimin. Spektri i vështirësive që kanë të bëjnë me leximin mendohet të përbëjë rreth 80 % të të gjitha rasteve të kanë nevojave të veçanta arsimore e kërkojnë perdorim të mjeteve e teknikave ndihmëse dhe mbase trajtimi medikamentoz vetëm nën mbikqyrjen e mjekut.