Çrregullimet e zërit
Është e rrallë që një çrregullim i zërit të fillojë brenda 24 orëve. Ka raste kur një çrregullim i zërit të vijë nga një stil jetese duke përfshirë kërkesat profesionale dhe sociale në zë si dhe çështje që lidhen me me shëndetin e përgjithshëm. Çrregullimet e zërit klasifikohen sipas prejardhjes. Tre kategoritë kryesore të këtyre çrregullimeve janë:
- Keqpërdorimi vokal
- Përfshirja e sistemit nervor
- Sëmundje organike dhe traumat
Keqpërdorimi i zërit
Tipi i parë i çrregullimeve të zërit është keqpërorimi i tij. Anatomia e laringut në këtë rasht është totalisht normale por mënyra në të cilën ai përdoret kontribuon në çrreullime të zërit. Keqpërdorimi i zërit (fonotrauma) është çdo sjellje vokale e gabuar ose joefiçente e të folurit e cila mund të dëmtojë kordat voale dhe mund të ndryshojë në mënyrë të përhershme apo permanente funksionimin e zërit, kualitetin e zërit ose mund të çojë deri dhenë humbjen e tij. Shembuj të keqpërdoimit vocal janë e folura e tepruar, pastrami i fytit, kollitja, frymëmarrja e irrituar, duhanpirja, ulëritja apo të bërtiturat e vazhdueshme.
Përdoret termi shpërdorim vokal për abuzimet me zërin sepse veprimi që çon në çrregullim bëhet me koshiencë nga vetë pacienti. Shumë individë përdorin vetë zërin në mënyrë jo korrekte pa e ditur që kjo gjë sjell probleme. Çrregullimet nga keqpërdorimi i zërit janë çrregullimet mët të përhapura dhe të parandalueshme të zërit. Këto çrregullime prekin të gjithë kategoritë dhe moshat e individëve që e përdorin shumë zërin e tyre. Fëmijë të vegjël, mësues, avokatë, këngëtarë e aktorë janë të prirur të kenë çrregullime të kësaj natyre. Disa nga çrregullimet kryesore janë laringit, nodula vokale dhe polipet vokale.
Përfshirja e sistemit nervor
Sistemi nervor është i përbërë nga truri, palca kurrizore dhe një rrjet i madh nervor shqisor e motor në të gjithë trupin. Keqfunksionimi i sistemit nervor vjen si rezultat i sëmundjeve, problemeve të zhvillimit jonormal të trurit apo traumave. Dy kushte të veçanta që pasqyrojnë çrregullime të zërit me prejardhje nga sistemi nervor dhe ato janë çrregullimet neurologjike dhe dhe disfonia spazmatike. Këto çrregullime nuk lidhen me trauma pasi kjo formon bazën e çrregullimeve organikë të zërit.
Çrregullimet nervore të zërit.
Dy çrregullime të sistemit nervor që japin defiçite në zë janë Parkinsoni dhe Skleroza amiotrofike laterale që njihen ndryshe si sëmundje të motoneuronit.
Sëmundjet organike dhe trauma
Lloji i tretë i çrregullimeve të zërit janë ato që ndikojnë në strukturën e mekanizmit si rezultat i një sëmundje organike apo traume fizike. Dy çrregullimet e kësaj natyre janë papilomat dhe kanceri i laringut.