Çrregullimet e spektrit të Autizmit
Autizmi
Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit që shfaqet në mënyrë tipike në tre vitet e para të jetës dhe konsiderohet si një çrregullim neurologjik që prek funksionin e trurit. Në ditët e sotme rastet e evidentimit të fëmijëve me çrregullimet spektrit të autizmit po shtohen me ritme të shpejta. Në vendin tonë individët me autizëm shfaqin simtoma të rënda për shkak të mungesës së informacionit apo diagmostikimit të vonë qe me doemos sjellin trajtim jo në kohën e duhur ose më e keqja mungesën e tij.
Si ta njohim autizmin?
Duke iu referuar DSM-V-ës, kriteret e diagnostikimit apo elementët që vihen re sipas fushave të zhvillimit, që një individ të konsiderohet me çrregullime të spektrit të Autizmit janë:
- Çrregullime të gjuhës dhe komunikimit
- Mund të shfaqin vështirësi me gjuhën receptive
- Mund të shfaqin vështirësi me gjuhën ekspresive
- Vështirësi me komunikimin jo verbal
- Mosangazhim në mbajtjen e një bisede apo mos inicjim i një bisede.
- Vështirësi të vazhdueshme në përdorimin social të komunikimit verbal dhe jo verbal që manifestohen me:
- Defiçite në përdorimin e komunikimit për qëllime sociale si përshendetja, marrja dhe dhënia e informacionit në mënyrë të përshtatshme për kontekstin shoqëror
- Dështimi i aftësisë për të ndryshuar komunikimin në përputhje me kontekstin shoqëror ose të nevojave të dëgjuesve.
- Vështirësi për të ndjekur rregullat e nje bisede apo rrëfimit të tregimeve të tilla si kthimi i një bisede, riformulimi kur kemi keqkuptime si dhe moskuptimi i mesazheve verbale dhe joverbale për të ndërvepruar me të tjerët.
- Moskuptimi i mesazheve sociale të fshehura apo disakuptimësinë e të folurit duke përfshirë edhe idiomat, metaforat apo humorin.
- Modele sjellje të kufizuara dhe të përsëritura:
- Lëvizje të përsëritura apo steriotipi motore, të përdorimit të objekteve apo ekolali.
- Ritualizim i sjelljeve verbale dhe jo verbale
- Interesa të kufizuara dhe të fiksuara që janë anormale në intensitet dhe në fokus.
- Hipersensitivitet apo hipoaktivitet sensor apo interes i pazakontë në aspektet shqisore
- Vështirësi në krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve komplekse shoqërore
- Simptomat duhen të jenë të pranishme në periudhën e zhvillimit të hershëm (por nuk mund të shfaqen plotësisht deri sa kërkesat shoqërore të tejkalojnë kufizimet e individit)
- Simptomat shkaktojnë dëme të konsiderueshme klinike në fushat sociale, profesionale si dhe në çdo fushë tjetër të funksionimit të individit.
- Duhet bërë diagnoza diferenciale me paaftësisinë intelektuale dhe vonesën globale të zhvillimit.
Çfarë mund të vëmë re në fëmijërinë e hershme
Nga lindja në 2 muajsh
- bebi nuk zgjohet vetë nga gjumi për tu ushqyer.
- Ai nuk vështron njerëzit apo objektet rreth e rrotull.
- Ai shikon gojën apo mjekrën e mamasë në vend të syve të saj.
- Ai është jashtzakonisht i qetë ose qan shumë pa arsye.
3 muaj deri në 5 muaj
- Bebi shmang kontaktin me sy.
- Ai nuk gugat dhe nuk vokalizon rreth muajit të pestë.
6 muajsh
- bebi nuk qesh.
9muaj deri në 1 vjeç
- bebi nuk shfaq shenja të qarta atashimi me prindin apo kujdestarin.
- nuk përgjigjet kur e thërret në emër.
- nuk bën belbëzimet e para tipike të vitit të parë të jetës.
- Mungon fjala e parë në këtë moshë.
Kujdes, prania e këtyre simptomave në këtë moshë jo gjithmonë sinjalizon çrregullime të spektrit të autizmit!
Trajtimi në moshë sa më te hershme është me rëndësi të madhe pasi zhvillimi i njeriut në të gjitha fushat bëhet në dy vitet e para të jetës. Gjithashtu instalimi i simptomave të autizmit ndodh në këtë moshë. Trajtimi i autizmit është një kombinim mes trajtimit medikamentoz për eleminimin e toksinave në gjak dhe atij psikoedukativ. Gjithashtu e rëndësishme është dieta ushqimore. Për sa I përket trajtimit medikamentoz,vitaminoz duhet që prindi të konsultohet me mjekun dhe pasi të jenë kryer në mënyrë preçize të gjitha analizat specifike, me rekomandimin e mjekut, jepen vitaminat përkatëse dhe omega3. Gjatë trajtimit të autizmit, aplikohet terapia biheviorale, ushtrimi i komunikimit, rrethina e ngrohtë dhe përkrahëse (përkrahja e prindërve dhe edukimi i tyre). Terapia biheviorale tek autizmi përdoret që prej 30 vitesh. Qëllimi i terapisë është që fëmija të mbizotërojë sjelljet adekuate të cilat përfshijnë të folurit, aftësitë sociale dhe aftësitë e vetëndihmesës. Aty përdoret modelimi dhe kondicionimi operativ. Në modelim demonstrohet sjellja e dëshiruar të cilën fëmija duhet ta pranojë, ndërsa me kondicionim këto sjellje përforcohen.