Çrregullimet e artikulimit
Artikulimi normal është një proçes i cili kërkon një seri veprimesh komplekse. Artikulimi i saktë kërkon vendosje, drejtimit, kohë, dhe forcë adekuate të organeve pjesëmarrëse të artikulimit. Ky proçes është shumë kompleks dhe logopedisti duhet të zotërojë aftësi dhe njohuri të mira që të bëjë një vlerësim të saktë të tij
Problemet e artikulimit
Problemet e artikulimit janë me origjinë organike (me shkak fizik të njohur) dhe funksionale (me shkak fizik të pa njohur). Disa probleme të artikulimit vijnë si pasojë e uljes së dëgjimit, çarjes së buzës dhe qiellzës, paralizës cerebrale, ankyglosisë, apraksisë së fituar, disartrisë, etj. Gjithashtu ka një numër çrregullimesh artikulimi me etiologji funksionale. Klinicistët tentojnë të identifikojnë shkakun fizik veçanërisht gjatë ekzaminimit fizik. Megjithatë në disa raste shkaku preçiz i vështirësive të artikulimit mbetet e panjohur. Qëllimet kryesore të një vlerësimi të aftësive të artikulimit përfshijnë:
- Përshkrimin e zhvillimit fonologjik ose të artikulimit
- Përcaktimi i nivelit të lëvizjes nga norma e të folurës së individit dhe nëse duhet ndërhyrja terapeutike apo jo.
- Identifikimin e faktorëve që lidhen me prezencën e çrregullimit të të folurit
- Përcaktimin e drejtimit që do të marrë trajtimi
- Bërja e një gjykimi se si do të jetë prognoza e çrregullimit pa ndërhyje