Çrregullime neurologjike të të folurit

Çrregullimet kryesore të të folurit me bazë neurologjike janë: Afazia dhe apraksia. Afazia karakterizohet nga dëmtimi i gjuhës receptive dhe ekspresive. Apraksia është sëmundje motore që afektojnë prodhimin e të folurit. Pacientët mund të kenë më shumë se një sëmundje të tillë. Në person që ka kaluar një episod traumatik të trurit mund të ketë karakteristikat e të katërtave çrregullimeve. Kur pacienti demostron disa çrregullime ato nuk janë të të njëjtës ashpërsi. Një individ mund të ketë afazui të rëndë dhe disartri të lehtë. Faktorët që kontrobuojnë në llojin e çrregullimit dhe ashpërsinë e tyre varen nga grada e dëmtimit dhe lokalizimi i tij.

Afazia

Afazia është njëçrregullim gjuhësor e cila vjen si pasojë e një dëmtimi cerebral në zonat përgjegjëse të trurit. Dy zonat kryesore përgjegjëse për gjuhën dhe komunkimin janë zona Broca e cila ka për funksion kryesor aftësinë për të shprehur gjuhën dhe zona Ëernicke e cila ka si funksion kryesor aftësinë për të përpunuar dhe kuptuar gjuhën dhe disakuptimësinë e saj. Dëmtimet më të zakonshme që shoqërohen me humbje të plotë apo të pjeshshme të të folurit janë aksidentet cerebrale vaskulare por mund të kemi dhe afazi prej traumave të kokës apo tumoreve. Në varësi të zonës së dëmtuar dëmtimet gjuhësore mund të jenë të shkallëve të ndryshme duke filluar nga më e lehta deri në mungesën e plotë të gjuhës dhe komunikimit.

Nga dëmtimi mund të preken në një far mase të gjitha aspektet e gjuhës si të folurit, të shkruarit, të lexuarit dhe të kuptuarit. Nëse dëmtimi prek vetëm një nga zonat përgjegjëse të të folurit dëmtimi në të folur do të jetë në ata funksion që ka ajo zonë. Nëse do të kemi afazinë Broca atëherë problemet e idividit do të jenë në të shprehur dhe nëse do kemi të bëjmë me afazinë Ëernicke problemet do të jenë me të kuptuarin dhe përpunimin e informaciont. Mund të ndodhe që një pacient ti ketë të ndërthurura këto simptoma.

Në disa raste Afazia mund të shoqërohet me çrregullime të tjera të të folurit si disartria apo apraksia. Shkalla e dëmtimit ndryshon nga individi në individ.

Trajtimi

Krahas trajtimit të sëmundjes apo dëmtimit që mund të jetë medikamentoz dhe rehabilitim fizik bëhet dhe ndërhyrja logopedike për defiçitet gjuhësore. Terapia në rastet e pacietëve me afazi synon të përmirësojë aftësinë e individit për të komunikuar duke e mësuar dhe ndihmuar atë të përdorë aftësitë e mbetura nga dëmtimi. Pacienti duhet ndihmuar gjithashtu të rifitojë aftësinë e të folurit sa më shumë të jetë e mundur, të kompesojë problemet e gjuhës dhë të mësojë metoda të tjera komunikimi (komunikimi alternativ) nëse do të jetë e nevojshme. Trajtimi mund të bëhet në mënyrë idividuale ose në grup. Ndërhyrja terapeutike duhet të kryet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe e përshtatshme për pacientin. Trajtimi mund të bëhet edhte gjatë sëmundjes ose dëmtimit që shkaktoi afazinë.

Apraksia

Apraksia e të folurit është një çrregullim motor i të folurit që prek planifikimin, sekuencimin dhe organizimin motor apo lëvizjeve të muskujve specifikë të prodhimit të të folurit. Pacienti mund të ketë probleme të për të formuar fjalë ose mund të ketë probleme për të përdorur aftësinë e muskujve oralë dhe facialë për prodhimin e tingujve të saktë. Apraksia e të folurit shkaktohet nga dëmtimi i korteksit cerebral që është përgjegjës për kontrollimin e këtyre muskujve specifikë të të folurit.

Apraksia e fituar e të folurit mund të ndikojë tek një indivit në çdo moshë, edhe pse ndodh më së shumti në moshë madhore. Ajo shkaktohet nga dëmtimi i pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për të folurin gjë që çon në humbjen e aftësive ekzistuesetë të folurit. Çrregullimi mund të vijë si pasojë e e një dëmtimi në kokë, insulti, tumori apo sëmundjeve të tjera që ndikojnë në tru. Apraksia e të folurit mund të shoqërohet me çrregullime të tjera të të folurit si dobësia e muskujve që marrin pjesë në artikulimin (disartria) ose vështirësi gjuhësore të shkaktuara nga dëmtim i sistemit nervor (afazia).

Apraksia e të folurit në fëmijëri është një sëmundje neuropediatrike në të cilën saktësia dhe konsistenca e të folurit janë të dëmtuara në mungesë të defiçiteve neuromuskulare (p.sh. reflekset e parregullta apo tonusi i i parregullt. Ky çrregullim mund të ndodhë si rezultat i një kompleksi çrregullimesh të sjelljeve neurotike me origjinë të panjohur në bashkëpunim ose i një çrregullimi gjuhësor neurogjenetik idiopatik. Dëmtimi kryesorë qëndron në planifikimin dhe programimin e levizjeve në kohë dhe hapësirë gjatë të folurit. Hulumtimet shkencore të kohëve të fundit hedhin dritë në shkakun e apraksisë së të folurit të fëmijërisë. Shkencëtarët neurogjenetistë në Universitetin e Oksfordit kanë zbuluar një mutacion gjenetik që është përgjegjës pqë këtë çrregullim.

Apraksia e të folurit në fëmijëri nuk është një vonesë zhvillimi. Gjithashtu nuk është një problem edukativ por më tepër problem shëndetësor dhe fiziologjik.

Karakteristikat e këtij çrregullimi  përfshijnë:

  • rritja në numër e lëvizjeve (fjalë më të gjata, më shumë rrokje) që sjell rritjen e gabimeve të të folurit.
  • Lëshime të shumta të tingujve
  • Mospërdorimi i tingujve të ndryshëm dhe zëvendësimi me tinguj më të thjeshtë si p,b,m.
  • Zanore të të shtrembëruara të artikuluara me të folur hundor
  • Gazimet e tingujve konsiderohen jo të zakonshme kur krahasohen me gabimet normale gjuhësore të moshës pediatrike.

Trajtimi

Logopedistët përdorin metoda të ndryshme për të trajtuar apraksinë. Terapia përshtatet në mënyrë individuale dhe dhe mund të dizenjohet dhe për të trajtuar probleme të tjera të tjera të të folurit që mund të shoqërojnë apraksinë. Ecuria e terapisë është e ndryshme në individë të ndryshëm dhe disa persona mund të bëjnë përparim më të madh se të tjerët. Individët me apraksi kanë nevojë për terapi intensive individuale. Përqasjet e trajtimit ndryshojnë, por zakonisht përfshijnë zhvillimin e aftësive të imitimit, punën me komunikimin, ushtrimet bukofaciale, rritjen e gjatësisë dhe kompleksitetit të fjalëve, mësimin e rregullve për modelimin e  zërit gjatë të folurit dhe madje përdorimin e sistemeve të komunikimit shtesë gjatë terapisë së të folurit nëse është e nevojshme. Gjithashtu mund të fokusohemi në gjetjen e fjalëve problemet e organizimit të gjuhës.