Belbëzimi & Disfluencat e të folurit
Belbëzimi
Belbëzimi është të folurit jostandard, i cili shprehet në formë të përsëritjes së tingujve, ndaljeve, pauzave dhe vënies së tingujve të panevojshëm gjatë të folurit. Belbëzimi zakonisht përcillet me anksiozitet, frikë nga të folurit, ikje nga të folurit dhe situatave të të folurit, ikje nga kontaktet vizuale me bashkëbiseduesin, me lëvizje të pakontrolluara të kokës dhe gjymtyrëve, me frymëmarrje të parregullt gjatë të folurit, përshpejtim të ritmit të zemrës, etj.
Gjatë fëmijërisë së hershme fëmijët nuk janë të vetëdijshëm që të folurit e tyre devijon nga të folurit e moshatarëve dhe, në përgjithësi nga të foluri e rrethit. Për këtë arsye ky lloj i belbëzimit quhet belbëzim primar. Mirëpo, fatkeqësisht, me kalimin e kohës e sidomos nën ndikimin negative të rrethit, fëmija fillon ta ketë të qartë që të folurit e tij dallon nga ai i rrethit
Etilogjia e belbëzimit
Për ta mbizotëruar belbëzimin, fëmija i moshës shkollore, e sidomos personi i rritur, përdor mënyra jo të zakonshme të të folurit dhe sjelljeve me anë të gishtave dhe mimikës. Këto tentime, jo vetëm që e zvogëlojnë shkallën e belbëzimit, por e rrisin atë në atë masë saqë çdokush mund ta vërejë. E tërë kjo dukuri çon te belbëzimi sekondar, të cilin e shoqërojnë të gjitha karakteristikat negative që i përmendëm më lart.
Sa i përket etiologjisë (prejardhjes) së belbëzimit, mendimet e shkencëtarëve që merren me këtë çëshjte janë të ndryshme. Disa shkencëtarë mendojnë se ai ka prejardhje organike sepse zakonisht shfaqet në moshën parashkollore, më shpesh paraqitet te djemtë se te vajzat. Është i lidhur me dominimin cerebral (apo të trurit). Ka primesa familjare, ndërlidhet me të folurit e vonuar si dhe me ato situata të cilat individi i percepton si të vështira.
Ndërkaq, shkencëtarët e tjerë janë të mendimit se belbëzimi mund të shkaktohet nga të kufizuarit e tepruar apo si pasojë e kërkesave tejet të mëdha të prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Me fjalë të tjera, ka prindër që janë tepër anksiozë, perfeksionistë dhe që tregojnë një frikë të tepruar për të folurit e fëmijës. Kjo frikë e prindërve kalon pastaj te fëmija, duke krijuar në këtë mënyrë çrregullime të vërteta të të foluri të tij.
Belbëzimi zakonisht fillon në të ashtuquajturën periudha jofluente mes moshës 2-5 vjeçare, më së shpeshti te gjinia mashkullore. Pse vjen deri te belbëzimi nuk është krejtësisht e sqaruar. Te të ashtuquajturit belbëzime sekondare rëndësi të madhe ka e ashtu quajtura komponenta emocionale, por nuk ka dëshmi se ky është shkak direkt. Si faktorë që kontribuojnë përmenden anksioziteti i prindërve dhe shtypja të cilën e kryejnë ata. Këshilla më e shpeshtë nëse belbëzon fëmija parashkollor është që prindërit ta injorojnë belbëzimin.Ata duhet ti kushtojnë rëndësi të plotë fëmijës derisa mundohet të flasi. Rreth 99% e fëmijëve do të kalojnë nëpër këtë periudhë të të folulit jorrjedhshëm dhe do të zhvillojnë folje normale stabile dhe të rrjedhshme. Megjithate një pjesë do të vazhdojnë të belbëzojnë. Nëse fëmija belbëzon pas moshës 5 vjeçare duhet të dërgohet te specialisti.
Nëse belbëzimi është sekondar duhet të dërgohet te specialisti për patologji në të folurit. Kur je fëmijë dhe me dëshpërim mundohesh të thuash se çfarë ke në mendje belbëzimi shkakton frustracion të vërtetë. Ky frustracion është edhe më i madh, kur ai që dëgjon do ta mbarojë fjalinë në vendin tënd ose kur ju përqeshin. Nëse belbëzimi vazhdon edhe në moshën adulte, kjo me të vërtetë mund të ndikojë në zvogëlimin e vetëbesimit dhe paraqet burim të inhibicioneve të shumta. Edhe pse nuk është e mjaft e njohur se pse njerëzit belbëzojnë, nuk bëhet fjalë për sëmundje fiziologjike. Disa shkencëtarë thonë se ndoshta bëhet fjalë për predispozicione fiziologjike, por nuk flitet për faktorë të panjohur të cilat nuk janë të identifikuar”. Incidenca e të belbëzuarit është rreth 5%. Prindërit e fëmijëve të vegjël mund tu ndihmojnë ashtu që do t’i hetojnë shenjat e belbëzimit dhe do të kërkojnë ndihmë profesionale. Shumica e fëmijëve kalojnë nëpër periudhën e vështirë të të folurit (duisfluenca) tipike mes moshës 3dhe 5 veçare. Këta fëmijë me përpjekje flasin tone të caktuara, fjalë ose fjali. Për shumicën e këtyre fëmijëve vështirësi paraqet vetëm faza e zhvillimit normal të të të folurit, megjithatë te një pjesë janë prezente shenja specifike të cilat tregojnë diagnozën – belbëzim
Rekomandime të rëndësishme lidhur me belbëzimin
Prezenca e përpjekjeve fizike derisa flitet; shtypje (tension) e gojës dhe fytit derisa flet. Toni dhe zëri i të folurit rritet në mënyrë joadekuate. Fëmija largohet të flet fjali të cilat vështirë theksohen. Fëmija e zgjat më tepër zërin ( piskamën) ose i përsërit silabilet ( zanoret) e jo fjalitë e tëra. Psh. Fëmija i tillë thot: ,,Mmmmmmmmmmm” ose ,,Ma-ma-ma-ma-ma” më shpesh se sa ,,Mama-mama,, Fëmija i cili shpreh ndonjërën mga këto shenja nuk don të thot ëse ai ështe belbëzues, megjithatë, është mirë që fëmija i këtillë të dërgohet te specialisti i patologjisë së të folurit i cili më së miri do të caktojë se a bëhet fjalë për belbëzim të vërtetë ose për fazë normale të zhvillimit të të folurit, dhe do të vendosë se a është e nevojshme terapia. Pasi që të dëgjuarit është me rëndësi për komunikim, vetë prindërit duhet ta zhvillojnë shkathtësinë e tyre të të dëgjuarit, me atë do të ndihmojnë në përballimin e vështirësive të të folurit të fëmijës së tyre.
Rekomandime të rëndësishme lidhur me belbëzimin
Këto rekomandime dhe shqyrtime duhet t’i kenë parasysh prindërit e fëmijës i cili, përsërit, ngurron dhe ndalet gjatë të folurit:
- Përsëritjet dhe ndaljet rëndom shfaqen në fazën e zhvillimit të të folurit (në moshën 3-5 vjeç).
- Shmanguni bisedës për ndryshime në të folurit e fëmijës kur ai është prezent. Nëse ai këtë e kërkon vetë, atëherë atij i jepet përgjigje konkrete. Mirëpo, sa më gjatë që të jetë fëmija i pavetëdijshëm për ndryshime e tilla, aq më të mëdha janë gjasat e tij për ta zotëruar të folurit e rregullt.
- Është e nevojshme që fëmija të ndihet i sigurt duke qenë i rrethuar me dashurinë e prindërve dhe të rrethit. Disa të rritur janë aq të papërgjegjshëm sa që mund të shkaktojnë te fëmija pasiguri dhe ngurrim gjatë të folurit.
- Mbani qëndrim të qetë gjatë dëgjimit dhe bisedimit me fëmijën. Në këtë mënyrë ai do të jetë më i qetë, kështu që do të zvogëlohet pasiguria dhe ngurrimi në të folurit e tij.
- Gjatë bisedave silluni njëlloj si me të rriturit ashtu edhe me fëmijët. Dëgjoni se çfarë thonë ata dhe mos reagoni në atë mënyrë që të lëvizni kokën në kahje të kundërt ose që t’i kushtoni vëmendje ndonjë objekti apo personi tjetër.
- Bëhuni i durueshëm dhe kushtojani fëmijës aq kohë sa i nevojitet për ta thënë atë që dëshiron. Mos shprehni pakënaqësinë (mërzinë) për shkak të vështirësive të tij gjatë të folurit. Mos ia plotësoni fjalët dhe mos i përsëritni fjalët e tija, përveç nëse kjo është e domosdoshme (kriza e përgjithshme).
- Kurrë mos kërkoni nga fëmija që ai të flasë më ngadalë, që të mendojë para se të flasë që t’ia vëni fjalën, t’ia ndryshoni antonimin ose t’i thoni që të marrë frymë thellë para se të fillojë të flasë. Të rriturit duhet të flasin më ngadalë dhe më qetë, sepse fëmija mëson nga shembulli. Për këtë arsye teknikat që përdoren për ndalimin e belbëzimit ndonjëherë mund të shkaktojnë ngecje edhe më të mëdha në të folurit e fëmijës që belbëzon.
- Kurrë mos i kërkoni fëmijës që ta ndërpresë të folurit e tij dhe ta përsërisë atë pjesë për shkak të vështirësive në të folur. Kërkesa e tillë mund të zgjojë ndjenjën e disfatës dhe ta përforcojë frikën nga situatat e reja të të folurit.
- Zhvilloni tek fëmija ndjenjën e vetëbesimit dhe të rëndësisë si në familje ashtu edhe në rrethin e gjerë. Mundësitë për këtë ekzistojnë në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Me rëndësi është që fëmija të korrë sukses dhe të marrë lëvdata. Me rëndësi është funksionimi i përgjithshëm i fëmijës.
- Zbuloni dhe zhvilloni talentet natyrore të fëmijës. Kjo do t’i ndihmojë në arritjen e besimit dhe krenarisë për disa suksese. Mundësojani këtë rol përgjegjës (jashtë fushës së të folurit) në të cilin ai do të mundë të tregojë gjeturinë dhe suksesin e tij.
- Sa më pak fyerje dhe skena emocionalisht të ndezura aq më mirë. Familja dhe rrethi i lumtur janë parakushte për të folurit normal.
- Nxiteni rekreacionin. Aktivitetet e lira siç janë: sporti, lojërat, hobi, anëtarësia në ndonjë klub, janë të domosdoshme për shëndetin fizik dhe psikik të fëmijës.
- Mundohuni që të keni marrëdhënie të mira njerëzore me fëmijën. Kjo do ta ndihmojë atë t’i përshtatet më lehtë fëmijëve nga rrethet e ndryshme sociale, ekonomike, racore dhe religjioze.
- Siç ka rëndësi që t’u shmangeni standardeve (normale) tejet të larta të suksesit, ashtu është me rëndësi edhe që të mos jeni tepër të pajtueshëm, sepse që të dyja janë të dëmshme. Pyetjet e ndryshme që i drejtohen fëmijës e vënë atë në qendër të vëmendjes, duke ia mundësuar atij përshtatjen e lehtë në shoqërinë e moshatarëve. Disiplina e përgjithshme duhet të zbatohet në përpikëri, mirëpo fëmija kurrë nuk duhet të ndëshkohet për shkak të çrregullimeve (ngurrimeve) në të folur.
- Kurrë mos i kërkoni fëmijës që të flasë para njerëzve, përveç nëse ai vetë e dëshiron këtë. Të folurit publik shkakton tendosje te fëmija.
- Kurrë mos e provokoni, përqeshni apo imitoni fëmijën. Mos i lejoni as të tjerët që ta bëjnë këtë. Mirëpo, nëse fëmija është i ngacmuar mësoni se si sillet në situata të tilla.
- Kurseni fëmijën nga konkurrenca e madhe e fëmijëve tjerë apo anëtarëve të familjes.
- Kondicioni fizik është gjithashtu me rëndësi. Fëmija duhet të ketë pushimin e nevojshëm si dhe orarin. Ushqimi dietal është i domosdoshëm për zhvillimin normal. Racionet e ushqimit duhet të jenë të rregullta dhe pa shqetësime përcjellëse. Prindërit duhet të shërbejnë si shembull i sjelljes së mirë gjatë ngrënies së ushqimit.
- Arsimtarët duhet stimulojnë këta fëmijë që të marrin pjesë në recitime, lexime, diskutime dhe në përgjigje të pyetjeve. Përpjekjet e fëmijës duhen miratuar dhe lavdëruar më tepër se sa të folurit e rregullt. Kolegët e tij duhet ta dëgjojnë me vëmendje, sepse vetëm në këtë mënyrë ai nuk do ta ndiejë veten të izoluar dhe ndryshe nga ata. Shpesh arsimtarët nuk i përfillin fëmijët që belbëzojnë gjatë recitimeve, sepse e kanë të vështirë t’i dëgjojnë deri në fund. Praktika e tillë ndikon negativisht në ndjenjat e fëmijës që është i mundur dhe i padëshiruar, kështu që e nxit edhe më shumë belbëzimin.
- Përfshijeni fëmijën në aktivitetet grupore të të folurit nëse ai nuk dëshiron të flas vetë.